Skandal në spitalin psikiatrik në Kazakistan, pacientët pretendojnë për lidhje në shtrat, injeksione dhe punë të detyruar
Më shumë se 50 sulme të koordinuara me zjarrvënie dhe mjete ndezëse kanë goditur disa zona në jug të Tajlandës, në një valë dhune që autoritetet e konsiderojnë të organizuar për të krijuar trazira.
Të paktën dy persona janë plagosur, ndërsa mes objektivave kanë qenë ndërtesa qeveritare, një dyqan ushqimesh, automjete dhe kulla telekomunikacioni.
Sipas ushtrisë tajlandeze, sulmet ndodhën në provincat kufitare jugore gjatë mbrëmjes së së shtunës, nga ora 20:00 deri në mesnatë. Shumica e incidenteve u regjistruan në Narathiwat, ndërsa sulme të tjera ndodhën në provincat fqinje Yala dhe Pattani.
Në Narathiwat, dy gra u plagosën pasi një bombë shpërtheu në distriktin Muang. Ndërkohë, një ndërtesë e administratës lokale dhe automjete u përfshinë nga flakët.
Kullat e telekomunikacionit u vunë gjithashtu në zjarr në disa zona. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të mos prekin objekte të dyshimta që mund të jenë lënë pas nga autorët.
Për shkak të situatës së krijuar, autoritetet vendosën një shtetrrethim gjatë natës në Narathiwat, i cili u hoq të dielën në mëngjes. Deri tani nuk janë raportuar sulme të tjera.
Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për valën e sulmeve.
Top Channel