Ekstradimi/ I dënuar për evazion fiskal, arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar
Nga vila qeveritare në Pogradec, kryeministri Edi Rama nisi sezonin e ri politik për PS, me një mbledhje e cila zgjati në më shumë se gjashtë orë bashkë me drejtuesit politik në 12 qarqe dhe kryetarët e komisioneve parlamentare.
Kryeministri Rama mori komentet dhe sugjerimet e drejtuesve politik për pasurimin e dokumentit Besa.
Vizioni kryeministrit për Besën me katër pika bazuar në besim, empati, shërbim dhe angazhim ishin në qendër të diskutimeve.
Burime nga kjo mbledhje i pohuan gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu se kryeministri Rama është ndalur në rëndësinë që merr në terren bashkëpunimi mes ministrave, deputetëve, drejtuesve politik me drejtorët e drejtorive vendore.
Kjo me qëllimin final, përmirësimin e shërbimeve që marrin qytetarët.
Mësohet se i pari i socialistëve u ka kërkuar drejtuesve politik të nisin përgatitjet për zgjedhjet lokale të 2027-ës.
Drejtuesit politikë dhe kryetarët e komisioneve parlamentare pas largimit nga vila qeveritare iu drejtuan një hoteli në qytetin liqenor për të darkuar bashkë me ministrat.
Ora 9:30 e të hënës do ti gjej ministrat në provimin e vjeshtës përmes një analize për performancën në dikasteret që ata drejtojnë, nga ku nuk do të mungojë edhe paraqitja e raporteve për prezencën mediatike të çdo ministrie gjatë këtyre muajve në të cilat Edi Rama, ka folur për atë që e ka quajtur “algoritmi” kundra qeverisë, prodhuar nga sheshi i protestës.
Top Channel