Fitimet e naftës rriten nga lufta në Lindjen e Mesme, gjashtë vende të BE-së kërkojnë taksë të re
Roja Bregdetare Indiane ka humbur kontaktin me anijen Ocean Winner, me flamur panamez, e cila është mbytur në brigjet lindore të Indisë.
Sipas autoriteteve indiane, deri më tani janë shpëtuar vetëm dy persona nga varkat e shpëtimit, ndërsa vijojnë kërkimet për anëtarët e tjerë të ekuipazhit. Shkaku i mbytjes së anijes nuk dihet ende.
Anija kishte në bord një ekuipazh prej 24 personash, mes tyre 20 shtetas kinezë, tre shtetas të Myanmarit dhe një shtetas të Bangladeshit, bëri të ditur admirali Amit Uniyal, zëdhënës i Rojës Bregdetare Indiane.
Ocean Winner po transportonte xeheror hekuri në momentin kur u mbyt. Autoritetet kanë nisur operacionin e kërkim-shpëtimit për gjetjen e personave të tjerë që ndodheshin në bord.
Top Channel