Pas dy ditësh vihet në kontroll zjarri në Dukat dhe malin e Çikës, flakët shkrumbuan një sipërfaqe të madhe
22/08/2026 11:18
Zjarri i përmasave të mëdha që përfshiu zonën e Dukatit dhe malin e Çikës është vënë nën kontroll nga forcat zjarrfikëse.
Korrespondenti i Top Channel, Mikel Marsi raporton se pavarësisht neutralizimit të flakëve, zjarrfikësit vijojnë punën në terren, në një zonë të vështirë malore, duke kontrolluar trungjet dhe drurët e mbetur të djegur, me qëllim shmangien e riaktivizimit të vatrave nga era dhe parandalimin e rindezjes së zjarrit.
Zjarri, i cili prej më shumë se dy ditësh përfshiu këtë zonë, dogji një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe pisha, ndërsa ndërhyrja e forcave në terren vijon për të eliminuar çdo rrezik të mundshëm të rindezjes.
Top Channel