Mbi 10 mijë hyrje-dalje në Pikën Kufitare të Kakavijës në 24 orët e fundit, 500 prej tyre turistë

22/08/2026 10:02

Mbi 10 mijë shtetas kanë hyrë dhe kanë dalë nga vendi përmes Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas të dhënave të Policisë Kufitare të siguruara nga gazetarja e Top Channel Entjola Budo, më 21 gusht 2026, shërbimet e PKK Kakavijë përpunuan gjithsej 10.893 shtetas në hyrje-dalje.

Nga këta, 4.219 shtetas u regjistruan në hyrje të territorit të Shqipërisë, ndërsa 6.674 në dalje.

Gjatë së njëjtës ditë u përpunuan edhe 3.183 mjete, nga të cilat 1.264 në hyrje dhe 1.919 në dalje.

Ndërkohë, në pikën kufitare të Kakavijës kanë hyrë për qëllime turistike 541 shtetas.

Top Channel