I shpallur në kërkim ndërkombëtar për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim/ Arrestohet 57-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi drejt Kosovës

22/08/2026 11:12

Një 57-vjeçar, Enver Zhjeqi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës është arrestuar në Durrës, me qëllim ekstradimi.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Prishtinës, Kosovë, e ka dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, të parashikuara nga legjislacioni penal i Kosovës.

Durrës

Operacione të njëpasnjëshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Wanted 38”.

Lokalizohet dhe arrestohet provizorisht, me qëllim ekstradimi, një shtetas i dënuar në Kosovë me 3 vjet e 6 muaj burgim.

Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe i veprimeve të shpejta policore, specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, pranë DVP Durrës, finalizuan operacionin policor të koduar “Wanted 38”.

Në kuadër të operacionit, në lagjen nr. 13, Durrës, u lokalizua dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimi, shtetasi E. Zh, 57 vjeç, lindur në Kosovë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Prishtinës, Kosovë, e ka dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, të parashikuara nga legjislacioni penal i Kosovës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet homologe të Kosovës, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

Top Channel