Protesta e 84-të vijon edhe këtë mbrëmje, teksa qytetarët janë vendosur para godinës së Kryeministrisë, duke vijuar tubimin e përditshëm.

Pas marshimit në rrugët e Tiranës, protestuesit kanë mbërritur para Kryeministrisë, ku po qëndrojnë me flamuj dhe pankarta në duar.

Nga turma vijojnë të dëgjohen thirrje kundër qeverisë, kryeministrit Rama dhe klasës politike, ndërsa protestuesit përsërisin kërkesat e tyre për ndryshime politike.

Qytetarët vijojnë qëndrimin para Kryeministrisë, në kuadër të protestave të përditshme që kanë hyrë në ditën e 84-t.

Top Channel