Zjarri në Dukat, mbi 90 efektivë dhe 2 avionë në luftë me flakët
21/08/2026 20:19
Në Dukat, Vlorë ka vijuar pa ndërprerje operacioni i Forcave të Armatosura për shuarjen dhe vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit.
70 efektivë të Forcës Tokësore, 29 efektivë të Komandës Mbështetëse, 2 efektivë të Policisë Ushtarake dhe 2 avionë zjarrfikës, në vijën e parë të përballimit të një situate jo të lehtë.
Falë angazhimit të jashtëzakonshëm, është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave të zjarrit.
“Krenarë për secilin prej efektivëve tanë të angazhuar, të cilët vijojnë monitorimin e situatës në terren, ndërsa trupat mbeten në gatishmëri të plotë për çdo ndërhyrje të nevojshme”, shprehet ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi.
Top Channel