Vrasja e shtetasit portugez në Sarandë, Sokrat Vata dhe 10 të dyshuarit e tjerë paraqiten në gjykatë. Pritet masa e sigurisë
21/08/2026 12:27
Vijon prej një ore në Gjykatën e Sarandës seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 11 personave të arrestuar si të përfshirë në vrasjen e 20-vjeçarit portugez, Luis Mendes.
Të arrestuarit, nën masa të rrepta sigurie, janë shoqëruar në Gjykatë nga forcat “Shqiponja” të Sarandës dhe FNSH-ja.
Sokrat Vata akuzohet për vrasje, ndërsa ndaj 10 personave të tjerë janë ngritur akuza të ndryshme, si “përkrahje e autorit të krimit”, “moskallëzim krimi” apo “mosmarrja e masave për ndërprerjen e paligjshmërisë”.
Top Channel