Vrasja në Ksamil/ U la në burg pasi tentoi të largojnë me makinë Vatën drejt Tiranës, shtetasi turk në Gjykatë: Më tha jam rrëzuar me motor, kërkoi… Është mbajtur edhe sot protesta në kryeqytet, duke shënuar sot ditën e 83.
Protestuesit sikurse tashmë e kanë kthyer në ‘itinerar’, janë grumbulluar fillimisht në sheshin Skënderbej, për të vijuar më pas marshimin drejt Kryeministrisë.
Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, tubuesit kërkojnë largimin e klasës së vjetër politike dhe dorëheqjen e qeverisë.
Një qeveri teknike është alternativa që ata kërkojnë, ndërsa shprehen se shatori do të presë edhe më shumë protestues në shesh, pasi qytetarët kthehen nga pushimet dhe u bashkohen atyre që vijojnë të dalin në shesh.
Ndërkohë dy ditë më parë grupi koordinator i protestës iu drejtua Delegacionit të BE-së në Shqipëri dhe institucioneve të tjera evropiane e ndërkombëtare duke kërkuar dërgimin e vëzhguesve të pavarur në protesta, me qëllim dokumentimin dhe verifikimin e trajtimit të protestuesve nga autoritetet.
Top Channel