Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit kriminal që dyshohet se trafikoi 7.5 tonë kokainë
Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 33-vjeçar, i cili pas një konflikti verbal për motive të dobëta me drejtuesin e një autobusi, ka thyer me grushte xhamat e mjetit.
Njoftimi:
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kryen veprimet hetimore dhe procedurale për rastin dhe në përfundim të tyre arrestuan në flagrancë shtetasin Ç. K., 33 vjeç, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Ky shtetas dyshohet se gjatë pasdites së djeshme, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, pas një konflikti verbal për motive të dobëta me drejtuesin e një autobusi, e ka fyer atë, ka bërtitur dhe më pas ka thyer me grushte, xhamin e parmë të autobusit dhe xhamin e derës së tij.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel