Mbërrijnë tre veliera me flamurin e Palestinës dhe Shqipërisë në Vlorë, 30 qytetarët do t’i bashkohen protestës në Tiranë
21/08/2026 18:45
Tre veliera me flamurin e Palestinez dhe Shqiptar kanë mbërritur sot në Portin e Vlorës ku ishin nisur nga Italia.
Korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi raporton se në bord ishin rreth 30 qytetarë shqiptarë dhe emigrantë, të cilët kanë ardhur në mbështetje të protestës që po zhvillohet në Tiranë.
Ata kundërshtojnë ndërtimet e planifikuara në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë, veçanërisht në zonën e Zvërnecit.
Pjesëmarrësit shprehen kundër ndërhyrjeve në këtë zonë, duke kërkuar mbrojtjen e saj.
Top Channel