Cërriku do “pavarësi”/ Këshilltarët kundër bashkimit me Elbasanin, kryebashkiaku pret dëgjesat

21/08/2026 19:50

Këshilli Bashkiak i Cerrikut u mblodh për të përcaktuar kalendarin e dëgjesave publike në kundër të Reformës Territoriale. 

Që në fillim të mbledhjes këshilltarët e djathtë u shprehën kundër bashkimit me Elbasanin dhe po aq të paqartë u shprehën edhe këshilltarët e majtë.

I rezervuar në qëndrimin e tij u tregua kryetari i bashkisë Cërrik i cili deklaroi se qëndrimin e tij do ta japë në fund të dëgjesave.

Reforma Administrativo-Territoriale parashikon bashkimin e Cërrikut dhe Belshit me Elbasanin. Edhe në Cërrik ka pasur disa organizime protestash dhe firmosje peticione kundër.

Top Channel