Përkeqësohet situata me zjarrin në Milot/ Flakët afrohen pranë banesave, ndërhyrje nga ajri me dy helikopterë
Një kontroll i beftë është zhvilluar prej disa orësh në gjithë territorin e Bashkisë Sarandë.
Përfaqësues të lartë të AZHT dhe IKMT, me mbështetjen e IMT të Bashkisë Sarandë dhe Komisariatin e Policisë Sarandë, prej mëngjesif të sotëm kanë zhvilluar kontrolle në Sarandë e Ksamil. Mësohet se kontrolleve i janë nënshtruar një sërë kantieresh ndërtimi të pajisura me leje, një pjesë e mirë e të cilave janë gjetur me shkelje apo mungesë dokumentacioni.
Atyre u është lënë “Akt-Verifikimi mbi Sigurinë e Kantierit” dokument i lëshuar nga AZHT dhe IKMT me afat 10 ditor për plotësimin e të gjitha pikave të gjetura me shkelje, pasi në të kundërt do të gjobiten. Kontroll është kryer edhe në disa pika të nxehta të dyshuara për ndërtime të paligjshme, kryesisht në zonën e Ksamilit.
Pas kësaj, Drejtoresha e Përgjithëshme e AZHT, së bashku me përfaqësues të IKMT dhe drejtues lokalë të IMT dhe Komisariatit të Sarandës, kanë zhvilluar një mbledhje për rreth 1 orë e 30 minuta me dyer të mbyllura në Bashkinë e Sarandës.
Në mbledhje mësohet se ka marrë pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i AMP, Klevis Qose, i cili ka mbërritur në Sarandë për verifikimin e punës së Komisariatit të Sarandës pas disa denoncimeve të mbërritura në adresë të tyre por dhe për përfshirjen e uniformave blu në favorizimin e ndërtimeve pa leje.
Top Channel