Qëlloi dy herë Vladimir Bruçin pranë shtëpisë së tij, ky është Pjerin Bitani, autori i ngjarjes në Shkodër
20/08/2026 16:09
Ky që shihni në foto është Pjerin Bitani, personi që plagosi ditën e sotme në lagjen ‘Rus’ të Shkodrës, Vladimir Bruçin para shtëpisë së tij.
Bitani qëlloi dy herë drejt Bruçit dhe sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive banale, ndërsa autoritetet po punojnë për kapjen e tij.
Sipas burimeve të korrespondentit të Top Channel në Shkodër, Klodian Zhivani, Bitani dhe Bruçi janë fqinj. Ndërkohë bëhet me dije se ky i fundit është emër i njohur për policinë pasi para dy vitesh u dhunua nga 6 persona.
Top Channel