Përkeqësohet situata me zjarrin në Milot/ Flakët afrohen pranë banesave, ndërhyrje nga ajri me dy helikopterë

20/08/2026 19:54

Situata e krijuar nga zjarri në Milot është përkeqësuar gjatë minutave të fundit.

Flakët janë afruar ndjeshëm pranë disa banesave, duke rritur rrezikun për përhapjen e zjarrit drejt zonave të banuara.

Në terren vijon operacioni për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa ndërhyrja po kryhet edhe nga ajri me dy helikopterë. Në operacion janë angazhuar rreth 20 forca të ushtrisë, së bashku me shërbimet zjarrfikëse të Kurbinit, Lezhës, Kamzës dhe Vorës.

Situata vështirësohet nga dendësia e pyllit me pisha, që favorizon përhapjen e shpejtë të flakëve dhe pengon ndërhyrjen e forcave në disa zona.

Forcat në terren po përqendrohen në izolimin e vatrave dhe frenimin e avancimit të zjarrit në drejtim të banesave.

Top Channel