Policia e Durrësit ka zbuluar një lokal i cili ishte përshtatur për zhvillimin e paligjshëm të lojërave të fatit.
Në pranga ka rënë organizatori, ndërsa pronari i lokalit po procedohet penalisht.
Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit në lagjen nr. 14, policia konstatoi tavolina pokeri dhe aparate celularë me faqe të ngjashme me ato të basteve sportive. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tavolina pokeri, çipsa dhe 15 aparate celularë.
Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi F. T., 35 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar se organizonte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.
Ndërkohë, u procedua penalisht shtetasi M. M., 24 vjeç, pronar i lokalit, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokalit për zhvillim të paligjshëm të lojërave të fatit”. Sipas policisë, ai ia kishte dhënë ambientin me qira F. T. pa kontratë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.
Durrës
Finalizohet operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.
Zbulohet një lokal i përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit.
Vihet në pranga organizatori që kishte marrë me qira, pa kontratë, lokalin për të zhvilluar në mënyrë të paligjshme lojërat e fatit.
Procedohet penalisht dhe pronari i lokalit që ia kishte dhënë, pa kontratë, shtetasit që e kishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit.
Sekuestrohen tavolina pokeri, çipsa dhe 15 aparate celularë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, ushtruan kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme që dyshohej se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit. Si rezultat i kontrolleve, u evidentua një rast i kësaj veprimtarie të paligjshme.
Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi F. T., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi në një lokal në lagjen nr. 14 dyshohet se organizoheshin lojëra fati, nëpërmjet tavolinave të pokerit dhe aparateve celularë.
Gjatë kontrollit të aparateve celularë dhe të lokalit, u konstatuan faqe të ngjashme me ato të basteve sportive dhe tavolina pokeri.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tavolina pokeri, çipsa dhe 15 aparate celularë.
Ndërkohë, u procedua penalisht shtetasi M. M., 24 vjeç, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokalit për zhvillim të paligjshëm të lojërave të fatit”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel