Ambasada Amerikane në Tiranë shpërndan mesazhin e DASH: Nën udhëheqjen e Trump do të anulohen vizat e shtetasve të huaj që kryejnë krime

20/08/2026 15:35

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se po anulon vizat e shtetasve të huaj që kryejnë krime ose kërcënojnë sigurinë kombëtare të SHBA.

Mesazhin e ka përcjellë edhe Ambasada amerikane në Tiranë, ku në një postim në Facebook shkruan: “Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, Departamenti i Shtetit po anulon vizat e shtetasve të huaj që kryejnë krime, nxisin dhunë ndaj amerikanëve ose kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare.”

Top Channel