Flamuri i UÇK-së gjatë protestës në Tiranë, reagon Organizata e Veteranëve: Simboli i lirisë nuk mund të lidhet me dhunën dhe shkatërrimin
Sot në ora 16:00 në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë, do të mbahet konferencë e jashtëzakonshme për media mbi aksionin e policisë Kosovare në Zubin Potok, ku u gjetën eshtra dhe një numër i madh armësh dhe municionesh.
Në këtë konferencë do të paraqiten detaje rreth operacioneve policore të realizuara në disa lokacione në Mitrovicë Veri, të cilat kanë të bëjnë me gjetjen dhe konfiskimin e një sasie të konsiderueshme të armatimit, municionit, uniformave dhe dëshmive të tjera relevante, të cilat do të ekspozohen për media.
Po ashtu do të jepen informacione lidhur me veprimet policore në rastin e “Krimeve të Luftës ndaj Popullatës Civile” në Kosovë, të cilat po zhvillohen në disa lokacione të dyshuara në Zubin Potok.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë ministri i MPB Sveçla dhe drejtori i Përgjithshëm i PK-së kolonel Hoxha.
Top Channel