Konflikti në Vlorë, reagon biznesmeni Luan Muça: Shkova të sqarohem për pronën në Palasë, Bedinaj na priti me njerëz të armatosur që na sulmuan me plumba Një zjarr ka përfshirë një shtypshkronjë në Gjirokastër, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Siç raporton korrespondentja e Top Channel Entjola Budo, bëhet fjalë për shtypshkronjën “Argjiro”, e cila ndodhet në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë zonës së Viroit.
Në orën 09:10, Drejtoria e MZSH-së Gjirokastër u njoftua për rënien e një zjarri në një biznes në afërsi të Liqenit të Viroit.
Menjëherë drejt vendngjarjes u nisën dy automjete zjarrfikëse. Me mbërritjen në vend u konstatua se zjarri kishte rënë në një ambient që përdorej për mbajtjen e kompresorëve të ajrit.
Shërbimet zjarrfikëse ndërhynë menjëherë, duke përdorur fikëse me pluhur dhe ujë. Zjarri u kap në kohë dhe u neutralizua pa marrë përmasa, duke shmangur përhapjen në ambientet e tjera të biznesit.
Nga zjarri pati vetëm dëme të vogla materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar.
Shkaqet e rënies së zjarrit po hetohen nga organet kompetente.
Top Channel