U ndalua në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, shtetasi iranian kërkon azil në Kosovë: Ndihem i kërcënuar atje Aleksandar Vuçiç nuk e pranon hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicën e Veriut, dhe për këtë, presidenti serb thotë se do t’i dërgojë një letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, pikërisht për t`i kërkuar të mos e lejojë një hap të tillë.
“Sonte po i dërgoj një letër Ruttes me kërkesën që ura të mos hapet. Cfarë mund të bëjmë për këtë? Ne po luftojmë sa më shumë që mundemi”, u shpreh Vuçiç.
Një ditë më parë, Komisioni Europian u shpreh se pret “koordinim efektiv dhe konsultime kuptimplota ndërmjet komunave të prekura dhe institucioneve qendrore të Kosovës” për hapjen e urës që lidh Mitrovicën e Jugut, të banuar me shumicë shqiptare, dhe atë të Veriut, të banuar me shumicë serbe.
Deklarata e zëdhënëses Anitta Hipper, përmes të cilës BE-ja shprehu vlerësimin e saj se kushtet për rihapjen e urës janë përmbushur, ngjalli shqetësim në Beograd. Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkovic i dërgoi një letër të dërguarit të posaçëm europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, në të cilën pretendon se ky vlerësim nuk paraqet as situatën aktuale në terren dhe as faktin që sipas tij, kushtet për të cilat palët janë pajtuar në kuadër të kornizës së dialogut, nuk janë përmbushur.
Deklarata e BE-së vjen erdhi pasi misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, njoftoi më 10 gusht se ka nisur “tranzicionin gradual” të pranisë së tij të përhershme në urë.
Top Channel