Trump provokon Iranin, Presidenti amerikan publikon hartën ku Hormuzi shënohet si territor i SHBA-së

19/08/2026 12:03

Ngushtica e Hormuzit, territori i ri i Shteteve të Bashkuara: Donald Trump nuk tërhiqet nga ideja e tij, por së fundi e coi edhe më tej provokimin ndaj Iranit duke publikuar në rrjetet sociale një hartë ku rruga strategjike ujore paraqitet si pjesë e SHBA-së.

Ngushtica, përmes së cilës kalon rreth 20 për qind e naftës në botë, ndodhet në ujërat territoriale të Iranit dhe Omanit. Idenë e aneksimit të saj, Trump e hodhi për herë të parë të premten, dhe me sa duket, po vazhdon t`i mëshojë, pavarësisht indinjatës së regjimit ët ajatollahëve.

“Ne e kontrollojmë atë përmes bllokadës dhe më pëlqen ideja për ta shpallur territory amerikan. Po nxjerrim miliona fuçi nafte në javë” përmes Ngushticës së Hormuzit,. Çmimet e naftës po bien dhe rënia do të vazhdojmë nëse vendosim të bëjmë diçka shumë më drastike se ajo që po bëjmë aktualisht”, ishte mesazhi i tij. Irani i cilësoi të tilla deklarata si iluzione.

“SHBA-ja nuk e pranon realitetin e humbjes”, tha zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, që këmbënguli se është Republika Islamike që vazhdon ta mbajë në fakt të bllokuar ngushticën dhe ka në dorë fatin e saj.

Teherani kërkon gjithashtu respektimin e kritereve të marrëveshjes së arritur mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, si kusht për rihapjen e kanalit ujor nga ku kalon 20% e furnizimeve globale me gaz dhe naftë.

Top Channel