Tre persona kanë humbur jetën dhe një vajzë e re është në gjendje kritike pas një tragjedie në West Sussex të Britanisë, me dëshmitarë që thonë se incidenti mund të ketë filluar kur njëri prej fëmijëve u ngatërrua në një rrjetë peshkimi.
Incidenti ndodhi ditën e djeshme kur peshkatarët vunë re katër persona në vështirësi serioze në det, ndërsa ujërat ishin të trazuara.
Autoritetet konfirmuan se një burrë, një grua dhe një vajzë adoleshente humbën jetën pavarësisht përpjekjeve të shpëtimtarëve. Një vajzë më e vogël u dërgua në spital dhe është në gjendje kritike. Të katër i përkisnin të njëjtës familje, të cilët thuhet se po ngrinin kamping pranë zonës ku u mbytën.
Dëshmitarët thanë se njëri prej fëmijëve thuhet se u kap në një rrjetë peshkimi ndërsa notonte, gjë që mund të ketë shkaktuar zinxhirin e ngjarjeve që çuan në tragjedi.
Joe Crisp, 24 vjeç, tha se një peshkatar vendas i tha se kishte “dy të rritur dhe dy fëmijë” në ujë.
“Njëri prej fëmijëve dukej se ishte kapur në një rrjetë peshkimi”, tha ai.
Policia ka nisur një hetim për të përcaktuar saktësisht se çfarë ka ndodhur.
Pas raportimeve fillestare për katër persona në rrezik në ujë, u mobilizuan ambulancat, dy helikopterë dhe roja bregdetare.
Sipas raportimeve, një peshkatar arriti të nxirrte një nga fëmijët nga deti dhe më pas ngriti alarmin.
Banorët vendas thanë se familja kishte qenë duke bërë kamping pranë portit në javët e fundit. Emrat e tre personave që humbën jetën nuk janë bërë ende të ditur.
Top Channel