67-vjeçari bie nga lartësia në Orikum, pëson dëmtime të rënda në kokë, niset me urgjencë në spital
19/08/2026 11:16
Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Orikum, ku një 67-vjeçar është rrëzuar nga një lartësi prej tri metrash.
Siç raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, bëhet fjalë për Lumturim Qërimin, banues në Fier i cili ka pësuar dëmtime në kokë dhe është nisur për në spital, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore dhe shkaqet e ngjarjes.
Top Channel