Zjarr në Çorrush të Mallakastrës, digjen mbi 1 hektarë tokë, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

18/08/2026 17:38

Një shkëndijë elektrike dyshohet se shkaktoi zjarrin pranë kabinës elektrike në fshatin Çorrush, Bashkia Mallakastër.

Flakët përshkuan rreth 1 hektarë sipërfaqe, ndërsa zjarri dëmtoi mbi 15 pemë ulliri shekullore, raporton korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni.

Fatmirësisht, zjarri u fik në kohë dhe situata tashmë është nën kontroll, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Top Channel