Një i ri ka përfunduar, mbrëmjen e së martës, në urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit, pasi dyshohet se është plagosur me mjet të ftohtë, kaçavidë.

Sipas informacioneve paraprake policore, ngjarja ka ndodhur në zonën e “Rrotës së Kuqe”, në Plazhin e Durrësit.

I riu i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi ka marrë dy goditje dhe gjendja e tij deklarohet jashtë rrezikut për jetën, raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi.

Ndërkohë që pritet njoftim zyrtar nga policia për ngjarjen, nuk dihen ende rrethanat e plagosjes së tij.

Top Channel