Mbahet protesta e 80 para Kryeministrisë, tubuesit kërkojnë qeveri teknike dhe largimin e klasës politike
18/08/2026 20:00
Protesta në Tiranë u zhvillua edhe këtë mbrëmje, duke shënuar ditën e 80-të.
Si çdo mbrëmje, protestuesit u grumbulluan fillimisht në sheshin “Skënderbej”, prej nga nisën marshimin drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Më pas, ata u ndalën përpara godinës së Kryeministrisë, ku kanë vijuar me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, si dhe me kërkesat për rrëzimin e klasës politike dhe krijimin e një qeverie teknike.
Top Channel