VIDEO/ “Dil jashtë ore”, autori ende duart me gjak pas vrasjes së turistit në Ksamil, policia e nxjerr nga bagazhi. Shoferja ‘habitet’, pasagjeri s’i bindet policisë
Pas më shumë se një jave mes flakës, forcat e emergjencave kanë shpëtuar nga zjarri Lurën e Dibrës.
Ministria e Mbrojtjes njofton se zjarri u shua plotësisht pas një operacioni me rreth 150 forca vendore, 30 efektivë të FA dhe 2 avionë Air Tractor.
Në të gjithë vendin raportohen 7 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 3 nën monitorim, ndërsa në terren po angazhohen 140 efektivë, 3 helikopterë dhe dy avionët.
Situata vijon të jetë problematike në zonën e Dajtit, në kryeqytet, ku po ndërhyjnë dhjetëra efektivë dhe një helikopterë. Në Priskë është riaktivizuar një vatër, por nuk rrezikon shtëpitë.
Një vatër problematike është edhe në mallin e Tërbunit në Pukë, ku vijon operacioni në terren të vështirë, mbështetur dhe nga dy helikopterë.
Aktive mbetet edhe vatra e zjarrit në Mirditë, por pa rrezik për zonat e banuara.
Top Channel