Varrimi i Mlladiçit me nderime shtetërore, Sarajeva tërheq stafin e Ambasadës nga Serbia
Takimi konsultativ për të gjetur zgjidhje për ngërçin politik, i ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiut, u mbajt vetëm me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, dhe partnerët e kësaj partie.
Pas këtij takimi, Haxhiu ftoi partitë politike të rinisin takimet e të diskutojnë për emra të përveçëm për president, në mënyrë që të arrihet marrëveshja e të shmangen zgjedhjet e reja.
“Kemi një qëndrim të LDK-së, për president konsensual, pra le të fillojmë të flasim me emra të përveçëm për një kandidat konsensual. Për një kandidat që nuk është në ndonjërën parti politike”, tha Albulena Haxhiu.
Ushtruesja e detyrës së presidentes njoftoi se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të takohen së shpejti për të diskutuar çështjen e presidentit, pasi LDK-ja hoqi dorë nga kërkesat për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen.
“Unë uroj që takimet me partitë politike të vazhdojnë dhe ato do të ndodhin shumë shpejt. Sipas njoftimit që kryetari i Vetëvendosjes na dha, me LDK-në do të ketë një takim shumë shpejt”, tha Albulena Haxhiu.
Përpos LDK-së, partitë opozitare që refuzuan takimin me Haxhiun vazhduan aksionin e tyre për të kërkuar vazhdimin e seancës konstituive nga salla e Kuvendit të Kosovës.
“Asnjë lider nuk është mbi shtetin. Asnjë parti nuk është mbi Kosovën. Ajo që po ndodh këtu është një krizë shtetërore e shkaktuar nga partia së cilës qytetarët ia kanë dhënë përgjegjësinë për t’i konstituuar institucionet, por që në realitet ka vendosur të mbajë krejt shtetin tonë peng. Me logjikën e tij, që ai (Albin Kurti), duke marrë kohë, na vendos para një akti të presionit për zgjedhje më 27 dhjetor, kur ai po mendon që do të fitojë. 27 dhjetori do të jetë humbja e tij më e madhe ndonjëherë që e ka pasë”, tha Besa Kabashi Ramaj.
Për takime të tjera me Albin Kurtin e Vetëvendosjes për të negociuar për një president konsensual, PDK-ja dhe Aleanca thanë që qëndrimet e tyre mbesin të pandryshuara, deri pas konstituimit të institucioneve.
Top Channel