Zjarri lë 7 persona pa strehë, flakët shkrumbojnë banesën e familjes Kruja në Shkodër

17/08/2026 15:15

Brenda pak minutash, familja Kruja në Shkodër humbi gjithçka. Një zjarr që nisi në çatinë e banesës përfshiu me shpejtësi shtëpinë, duke e shkrumbuar dhe lënë familjen prej 7 anëtarësh pa një strehë.

Blerim Kruja, me profesion kameraman, jetonte në këtë banesë së bashku me bashkëshorten, katër vajzat e vogla dhe nënën e tij. Sot, pas zjarrit, familja ndodhet përballë një situate të vështirë, pasi shtëpia është bërë e pabanueshme.

Për familjen Kruja, tashmë kanë nisur thirrjet për ndihmë. Sot atyre u ka mbetur vetëm shpresa se nuk do të jenë vetëm në këtë përballje.

Për të ndihmuar familjen prej 7 anëtarësh është hapur edhe një fushatë GoFundMe, ku kushdo që dëshiron mund të kontribuojë për t’i ardhur në ndihmë familjes në këtë moment të vështirë.

Top Channel