Sekuestrohen disa mjete lundruese pa dokumentacion në Sarandë, gjobiten drejtuesit
17/08/2026 15:46
Shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës kanë konstatuar 5 mjete lundruese të llojit skaf e jet-ski, pa dokumentacionin e detyrueshëm në bord.
Janë ndaluar dhe gjetur pa dokumentacion skafi “Deda” me pronar M. D, dhe jet-skitë “Kania 2021” me pronar Dh. L, “Renaldo” me pronar Xh. M, “Ksamili 5” dhe “Ksamili 6” me pronar E. M.
Siç raporton edhe korrespondentja e Top Channel, Entjola Budo, mjetet lundruese të kapura janë gjobitur me 10.000 lekë secili, në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi.
Top Channel