Rëndohet situata nga zjarret në Bulqizë dhe Mat, kërkohet ndërhyrje nga ajri për të ndaluar avancimin e flakëve

17/08/2026 17:57

Situata e zjarreve është rënduar ndjeshëm në qarkun Dibër, ndërsa flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi në disa zona të Bulqizës dhe Matit.

Në zonën e Qafë Helmes, në njësinë administrative Fushë-Bulqizë, zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke u favorizuar nga temperaturat e larta dhe era. Pavarësisht angazhimit të forcave në terren, flakët vijojnë të jenë të vështira për t’u neutralizuar, ndërsa kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri për të frenuar përhapjen e tyre.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, një tjetër vatër zjarri është shfaqur në pyjet e fshatit Laç, në njësinë administrative të bashkisë Mat.

Forcat në terren vijojnë përpjekjet për izolimin e vatrave, ndërsa pritet ndërhyrja nga ajri për të vënë nën kontroll situatën.

Top Channel