Aksident në Durrës, 26-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin në trotuar
17/08/2026 12:28
Aksident në Durrës, 66-vjeçari përplaset nga një automjet në trotuar në Plazh.
Rreth orës 10:30, në lagjen 13 në Durrës, një 26-vjeçar dyshohet se ka përplasur me automjetin që drejtonte një 66-vjeçar që po kalonte te vijat e bardha.
I dëmtuari është transportuar në spital, por ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. T., është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale për arrestimin e tij. Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.
Top Channel