Aksident në qytetin e Durrësit, një mjet përplaset me tjetrin dhe përfundon i përmbysur në trotuar
16/08/2026 15:28
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e re, paralel me rrugën e portit, në Durrës, ku një automjet tip BMW (me targa angleze) është përplasur me një mjet Opel.
Si pasojë e përplasjes, Opel-i ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar i përmbysur në trotuar.
Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohen persona të lënduar.
Në vendngjarje ka shkuar Policia, e cila po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për normalizimin e qarkullimit.
Ndërhyrja është e nevojshme veçanërisht në trotuar, i cili përdoret nga këmbësorët dhe njëkohësisht nga përdoruesit e biçikletave.
Top Channel