Vijon protesta në Tiranë, tubuesit në ditën e 77 poshtë Kryeministrisë: Rezistenca do të vijojë derisa qeveria të rrëzohet
15/08/2026 20:30
Vijon protesta në Tiranë, duke shënuar sot ditën e 77.
Protestuesit si çdo mbrëmje kanë nisur të grumbullohen në sheshin Skënderbej, e më pas kanë marshuar drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit.
Poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama ata kanë vijuar me thirrjet për dorëheqje dhe kërkesat për rrëzimin e klasës politike dhe krijimin e një qeverie teknike.
Protestës edhe këtë të shtunë i është bashkuar diaspora, ndërsa tubuesit kanë thënë se rezistenca do të vijojë deri sa të rrëzohet qeveria.
Top Channel