Mjeti përfshihet nga flakët në rrugën Tiranë-Elbasan, shpëtojnë pa lëndime udhëtarët

15/08/2026 13:01

Një automjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Mjeti është shkrumbuar plotësisht, ndërsa personat që udhëtonin në të kanë arritur të dalin në kohë dhe fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime.

Zjarri, që dyshohet se ka nisur në automjet, është përhapur edhe në një pjesë me shkurre në anë të rrugës, duke krijuar rrezik për përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në zonën përreth.

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa mbeten për t’u përcaktuar rrethanat dhe shkaku i rënies së zjarrit në automjet.

Top Channel