Aksident në qendër të qytetit të Sarandës, motori përfundon poshtë një automjeti

15/08/2026 14:13

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në qendër të Sarandës, në kryqëzimin pranë ish-agjencisë së udhëtimeve.

Mësohet se një motor është përplasur me një automjet, ndërsa nga informacionet paraprake nuk raportohet për persona të lënduar. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Qarkullimit Rrugor, të cilat po punojnë për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Top Channel