Kamioni përplaset me barrierat dhe ngarkesa me dërrasa shpërndahet në rrugë, rrezik për mjetet në lëvizje në aksin Vlorë-Fier
Në vijim të punës intensive operative dhe operacionale, kryer me qëllim identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të cilët përbëjnë rrezik për përfshirje në ngjarje kriminale, është siguruar informacion për një shtetas që lëvizte me armë zjarri (pistoletë) me vete, në afërsi të parkut “Aqif Pasha”.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në kuadër të operacionit të koduar “Indicia”, u vu në pranga shtetasi i dyshuar, J. S., 21 vjeç, banues në Elbasan.
Gjatë kontrollit në çantën (marsup) të këtij shtetasi, u gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, të cilën ai e posedonte pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel