Kristjan Sterjo ka dhënë të njëjtin version të ngjarjes edhe para gjykatës së Korçës, duke deklaruar se nuk kishte pasur qëllim të vriste Johan Zukon.

Sipas burimeve brenda gjykatës, 20-vjeçari ka qenë i qetë gjatë gjithë seancës për caktimin e masës së sigurisë. Në përfundim të dëshmisë së tij, Sterjo ka deklaruar se është penduar për atë që ka bërë.

Ai ka treguar para gjykatës se mes tij dhe Johan Zukos kishte pasur konflikte edhe më herët, por ka mohuar se kishte shkuar drejt përballjes me qëllimin për ta vrarë.

Sterjo akuzohet për vrasjen e Johan Zukos, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në lagjen nr. 14 në Korçë.

20-vjeçari është lënë në masën e sigurisë “arrest në burg” dhe përballet me akuzat për vrasje me paramendim, si dhe për mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.

 

Top Channel