U hodh nga një shkëmb i Radhimës, 53-vjeçari plagoset rëndë, pëson dëmtime në mushkri

12/08/2026 12:39

Një person rreth 53 vjeç është plagosur rëndë pasi është hedhur nga një shkëmb në zonën e Radhimës, pranë Orikumit.

Ai ka rënë me pjesën e kraharorit në det dhe, sipas mjekëve, ka dëmtime në mushkëri nga përplasja.

Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku, për shkak të gjendjes së rëndë, është futur në sallën e operacionit.

Top Channel