Shkrumbohet banesa në Libohovë, shpëton mrekullish familja. Flakët dyshohet se u shkaktuan nga një sobë gatimi
12/08/2026 11:20
Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen Krakull në Libohovë, duke u shkrumbuar plotësisht.
Korrespondentja e Top Channel Entjola Budo raporton se shkak i djegies dyshohet soba e gatimit.
Për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar, por si pasojë, familja Caushi ka mbetur në qiell të hapur.
Top Channel