Masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta, parashikimi i motit për këtë të Mërkurë
12/08/2026 07:09
Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira fare të pakta kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet e larta malore të vendit.
Era me drejtim veriperëndim-veri me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.
Valëzim në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.
Top Channel