“Kurti n’burg”/ Protesta në Kuvendin e Kosovës, pankarta e emigrantit njësoj si ato në tubimet e Tiranës
12/08/2026 20:25
Situata politike në Kosovë, e shoqëruar me protesta dhe tensione rreth konstituimit të Kuvendit, ka sjellë edhe një episod që ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale.
Pranë ambienteve të Kuvendit të Kosovës është shfaqur një qytetar nga diaspora me një pankartë ku shkruhej “Kurti n’burg!”.
Mesazhi ka nxitur reagime për shkak të ngjashmërisë me një prej sloganeve të përdorura gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë, ku në pankarta dhe thirrje publike shfaqej formulimi “Rama n’burg, Berisha n’burg”.
Top Channel