Konsumoi dy lloje pesticidesh, humb jetën në spital 38-vjeçari nga Berati
12/08/2026 14:04
Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Berat.
Një 38-vjeçar, banues në lagjen “Barrikadë” në Berat, në kushte të rënduari depresioni, kishte pirë në banesën e tij një sasi të konsiderueshme helmesh.
Ai u gjet në gjendje të rënduar nga familjarët dhe u transportua me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat. Mjekët e këtij spitali kanë bërë të pamundurën për t’i shpëtuar jetën por pas dy orësh ai humbi jetën.
Pas kryerjes së autopsisë mjeko-ligjore, ka rezultuar se viktima I.T. kishte pirë dy lloje helmesh: fostoksinë dhe bar miu.
Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes,ndërkohë që konfirmohet se në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune.
Top Channel