Kapen tri jet ski pa dokumentacion, gjobiten drejtuesit në Sarandë
12/08/2026 23:01
Shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës kanë konstatuar pasditen e sotme 3 mjete lundruese të llojit jet-ski, pa dokumentacionin e detyrueshëm në bord.
Dy mjetet “Sheri 1” me drejtues M. P dhe S. P, janë ndaluar në Gjirin e Sarandës, ndërsa mjeti “Geni” me drejtues J. L, është ndaluar në Ksamil.
Tre drejtuesit e mjeteve lundruese janë gjobitur me nga 10.000 lekë secili, në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi.
Top Channel