Zjarr në sipërfaqen pyjore mbi fshatin Sinicë, zjarrfikësit ndërhyrje nga terreni, vijon monitorimi situatës
11/08/2026 20:45
Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në zonën e quajtur “Lëndina e Madhe”, mbi fshatin Sinicë.
Pas njoftimit për flakët të marrë nga shërbimi zjarrfikës i bashkisë Devoll, drejt zonës u nis një ekip prej 11 zjarrfikësish dhe 3 punonjës të shërbimit pyjor, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll dhe neutralizimin e zjarrit.
Ndërhyrja vijon në terren, ndërsa ende nuk dihen përmasat e plota të sipërfaqes së përfshirë nga flakët apo shkaku i rënies së zjarrit.
Situata po monitorohet nga shërbimet zjarrfikëse, teksa puna vijon për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.
Top Channel