Zjarri në lagjen Abazë të Krujës është riaktivizuar sërish mbrëmjen e sotme.
Sipas raportimeve të banorëve autoritetet përkatëse nuk kanë mbërritur ende në terren, tek vatra e flakës.
Në Krujë gjatë ditës së sotme kanë qenë dy vatra aktive. Zjarri është përhapur pas favorizuar nga era, por nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Ndërsa në Krastë–Halil, situata u përkeqësua në orët e para të mëngjesit, duke rritur rrezikun për banesat. Ndërhyrja me 2 helikopterë ka normalizuar situatën dhe forcat operacionale vijojnë punën për kontrollin dhe shuarjen e plotë të vatrës.
Gjatë pasdites së sotme ishin 8 vatra zjarri aktive prej tyre në qarqet Tiranë, Fier, Durrës, Gjirokastër dhe Dibër.
Në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar 165 forca operacionale, 85 efektivë të Forcave të Armatosura, si dhe janë zhvilluar 7 misione ajrore me helikopterë dhe 2 misione me avionë Air Tractor.
Top Channel