Aksident në aksin Fier-Patos, dy pasagjerë përfundojnë në spital pas përplasjes së dy automjeteve

11/08/2026 11:23

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Fier–Patos, në fshatin Mbyet, në vendin e quajtur “Çezma e Mbyetit”.

Si pasojë e përplasjes, dy pasagjerë kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Benz”, me drejtues E. Xh., dhe një “Audi”, me drejtues S. B. Dy pasagjerët udhëtonin në automjetin “Audi” dhe aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ka mbërritur Policia, e cila ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Ndërkohë, po punohet edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë aks rrugor.

Top Channel