Ende pa u grumbulluar plotësisht protestuesit në Tiranë, policia nis me shoqërimet, të rinjtë me maska bllokojnë qarkullimin te “Myslym Shyri” Në Krujë vijojnë të jenë aktive disa vatra zjarri të favorizuara nga era, ndërsa terreni e vështirëson ndërhyrjen nga toka.
Një vatër është riaktivizuar pasditen e sotme në lagjen Abaze, aty ku dy ditë më parë nisi zjarri që përfshiu zonat përreth dhe rrezikoi qytetin e Krujës. Në terren ndodhen forca të shumta zjarrfikëse, efektivë të forcave të armatosura dhe banorët.
Ende aktive mbetet edhe vatra në fshatin Halil, ku ndërhyrja po kryhet nga ajri dhe toka. Helikopterët e Forcave Ajrore vijojnë operacionin për shuarjen e flakëve, ndërsa terreni i thyer e vështirëson ndjeshëm punën e forcave në tokë.
Ndërkohë, sipas Prefekturës së Durrësit, vatra në Krastë por vihet nën kontroll, por forcat ndodhen në terren të ndara në dy grupe.
Në Krastë, në zonën e Zidollit, gjatë ditës së sotme janë angazhuar rreth 50 efektivë të Forcave të Armatosura, së bashku me zjarrfikësit dhe strukturat e emergjencave civile për të shuar zjarrin që natën e kaluar u vu përkohësisht nën kontroll.
Forcat në terren vijojnë ndërhyrjen në vatrat aktive, me synim izolimin e plotë të zjarreve dhe shmangien e rrezikut për zonat e banuara, ndërsa dëmet në ullishte dhe dru frutorë janë të konsiderueshme.
Top Channel