Kodi i ri Rrugor/ Nga heqja përfundimtare e patentës te gjobat 60 mijë lekë, cilat janë rregullat që kanë hyrë në fuqi
Një 39-vjeçar është arrestuar në Himarë, pasi dyshohet se po ndërtonte pa leje një objekt 5-katësh, një prej kateve të të cilit ndodhet nën tokë.
Policia e Himarës bëri të mundur evidentimin e ndërtimit gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në terren, në kuadër të masave për parandalimin e ndërtimeve të paligjshme gjatë sezonit turistik.
Objekti ndodhet në vendin e quajtur “Sugë” dhe ishte në proces ndërtimi në momentin kur u konstatua nga shërbimet e policisë.
Në kërkim janë shpallur kryeinspektori D. H., 46 vjeç, si dhe inspektorët M. K., 31 vjeç, dhe A. H., 42 vjeç.
Njoftimi:
Po ndërtonte pa leje, një objekt 5-katësh (njëri kat, nën tokë), arrestohet 39-vjeçari.
Shpallen në kërkim 3 punonjës (kryeinspektori dhe 2 inspektorë) të IMT, Himarë, për shpërdorim të detyrave.
Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të përditshme në terren, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, krahas angazhimit maksimal për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë sezonit turistik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë konstatuan se një objekt 5-katësh (njëri kat, nën tokë) në vendin e quajtur “Sugë”, aktualisht në proces ndërtimi, ishte pa leje.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, arrestuan në flagrancë pronarin e objektit, L. B., 39 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu, shpallën në kërkim, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit D. H., 46 vjeç, banues në Tiranë, M. K., 31 vjeç, banues në Gjirokastër dhe A. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyra përkatëse kryeinspektor dhe inspektorë të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Himarë.
Punohet për kapjen e tyre dhe për individualizimin dhe dokumentimin e përgjegjësive penale.
Kontrollet dhe verifikimet vijojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel